Përkujtohet rënia në detyrë e efektivit të RENEA-s, Arben Ujka/ Balla: Zero tolerancë për këdo që nuk i bindet urdhrit të policit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të dëshmorit të parë të forcave speciale RENEA, Arben Ujka sot në Shkodër.

Gjatë ceremonisë Balla ka deklaruar se  do të këtë një politikë të re penale ndaj atyre që kundërshtojnë policinë.

Sigal

Sakaq, ministri i Brendshëm theksoi se do të ketë penalitete ligjore.

Reagimi i Ballës: 

Velipojë📍Shkodër➖ Përkujtojmë sot 30-vjetorin e rënies së Deshmorit të Atdheut Arben Ujka, dëshmori i parë i Repartit RENEA. “Kush nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë ZERO”.