Data 21 qershor shënoi ditën e 21 të protestës kombëtare , por edhe protestën 21 vjeçare të banorëve të Nivicë-Bubarit dhe mbarë Bregdetit të Himarës. Sot nuk ka më postobllok, nuk ka më polici të të ndalojë të shkosh e të shijosh bukuritë natyrore dhe ato të ujërave të kaltra të detit të bukur kaltërosh jonian të Gjirit Piktoresk të Kakomesë. Postoblloku u hoq nga vet izoluesit pushtetarë dy ditë para protestës së paralajmëruar të banorëve, por ata nuk u gënjyen, nuk u sprapsën as nga lajkat, as nga mashtrimet joshëse e as nga shantazhet qeveritare. Vijuan, qëndruan, duruan dhe fituan. Kakomeja ra. Barangat pushtuese dhe izoluese të pushtuesve pushtetarë u germisën në humnerat e revoltës popullore për të qëndruar si relike e turpit në stendat e kujtesës popullore dhe pushtetarë. As diktatura më e egër, as pu8shtuesit nuk sollën këtë padrejtësi të pengojën banorët e Bregut, dhe jo vetëm, të shijojnë plazhet e bukura të vendit të tyre. Ato u rrokullisën me zhurëmën dhe pluhurin e turpit duke dëgjuar sokëllimën e shkëmbinjve të brigjeve të palëkundura bregdetare : Mos u nxit o zog i shkathët, bregu është vend i ashpër. Dhe ashpërsinë e tyre e duan dhe admirojnë vetëm pulëbardhat dhe zgalemat që kanë strehëzat e tyre shekullore në këta shkëmbinj të patundur e krenar, ku vetëm ata kanë të drejtën e tyre të bëjnë foletë në strehat e shkëmbinjve, trashëguar shpirtërisht e pazgjithmërist në shekuj. Pjesmarrës nga gjithë zona dhe emigrantë, por edhe mbështetës të protestës kombëtare kanë qenë në Kakome. Ajo tani është e lirë në frymëmarrjen e saj pa diagfragmën e pengimit të ajërit që vet Zoti i ka dhuruar bujarisht me gjithë bukuritë perëndore që ka në Fronin e Saj. Nuk vajton më sëbashku me banorët e saj, nga lëngimi i recitimit pushtetqarë të vargjeve noliane: “ Pranë detit i pa larë…”, sepse pushtetarët lexuan vetëm këtë varg nolian, por harruan vargjet e mëposhtme të sajë: “ Ngrehuni dhe bjeruni..! Dhe u ngritën. U ranë. I gemisën. Mes pjesëmarrësve të shumtë kish edhe emigrantë të ardhur enkas për protestën dhe më pas marshuan drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës kombëtare.






















