Atentat në Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri Sokol Çelaj

224
Sigal

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Reç të Shkodrës. Raportohet se viktima është Sokol Çelaj. Ndaj tij është qëlluar teksa po drejtonte makinën.

Pasi u qëllua Çelaj është transportuar në spitalin e Shkodrës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

“Në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sokol Çelaj i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

Shtetasi Sokol Çelaj, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra”, njofton policia.

Malësi e Madhe/ Informacion paraprak

Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sokol Çelaj i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

Shtetasi Sokol Çelaj, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.