Noka: PD-në e përfaqëson Komisioni i Rithemelimit, e gatshme për përballje në zgjedhje

210
Sigal

Deputeti i PD-së Flamur Noka, në një deklaratë për mediat, deklaroi se Partinë Demokratike e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit dhe jo Lulzim Brava.

Noka theksoi se PD ka qenë, është dhe do jetë e gatshme për përballje në zgjedhje.

“PD është e gatshme për çdo përballje elektorale dhe për të fituar ato. PD-në e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit.

Ne flasim për demokraci e nuk flasim për diktaturë. Basha ka marrë vulë me qera. Demokratët nuk njohin pengun, por njohin të zgjedhurit e tyre me votë të lirë dhe demokratike”, deklaroi Noka.