“Njëqind dështimet e Edi Ramës”/ Basha kritika qeverisë: Premtuan heqjen e TVSH-së për ushqimet e shportës, e hoqën vetëm për jahtet

150
Sigal

Kur na ndajnë 62 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kredemokrati Lulzim Basha, ka nisur të rendisë 100 dështimet e kryeministrit Edi Rama në këto 8 vite. Basha thotë se kryeministri ka premtuar heqjen e TVSH-së për produktet e shportës ushqimore, por sipas liderit opozitar, ky premtim nuk është mbajtur. Basha pretendon se Rama ka hequr TVSH-në për jahtet, e jo për produktet e shportës.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

“Rama ka premtuar heqjen e TVSH-së për produktet e shportës ushqimore. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigjia jo! Pas tetë vitesh Rama ka hequr TVSH-në për jahtet, por jo për produktet e shportës”.