Bob Hand: Shqipëria në krye të OSBE, jo me akte kundër lirisë së fjalës

473
Sigal

Zëri i Amerikës/ Hand: Shqipëria të kryesojë OSBE jo me akte kundër lirisë së fjalës

Këshilltari i Komisionit të Helsinkit, Bob Hand në një intervistë për Zëri i Amerikës tha se kryesia e radhës, duhet të përdoret si një mundësi për të inkurajuar përparim të mëtejshëm në Shqipëri dhe për të parë se çfarë mund të bëhet në drejtime të ndryshme të reformave.

Zëri i Amerikës: Zoti Hand, a nuk duhej që pas afro tre dekadash, Shqipëria ta merrte kryesinë e OSBE-së, se e ka merituar?

Bob Hand: Kryesia e Shqipërisë në OSBE do të fillojë në vitin 2020. Mendoj se duhet t’i japim vendit një shans, që të shikojmë se si do të vazhdojë. Unë përfundova duke shprehur optimizëm për një gjë të tillë. Në drejtim të Asamblesë Parlamentare, angazhimi ekziston, por do ta përdorim gjithashtu si një mundësi për të inkurajuar përparim të mëtejshëm në Shqipëri dhe për të parë se çfarë mund të bëhet në drejtime të ndryshme të reformave, tek të cilat Shqipëria vazhdon të jetë e angazhuar.

Sa i shqetësuar jeni ju për paketën ligjore anti-shpifje dhe çfarë do t’i sugjeronit qeverisë?

Shqetësimi im kryesor është se është problematike për Shqipërinë t’i ketë këto ligje, por edhe do të jetë e vështirë që Shqipëria që të ngrejë zërin për lirinë e shprehjes në ato vende të OSBE-së që kanë më shumë kufizime se Shqipëria në këtë drejtim. Prandaj theksi tek prirja që po ndjek vendi, është aq e rëndësishme. Shqipëria duhet të bëjë hapa përpara në këto fusha, nëse si kryetare e OSBE-së do që të nxisë dhe t’u kërkojë vendeve të tjera që të ndërmarrin hapa në një drejtim pozitiv.