Bamir Topi: Shqipëria do të shkojë drejt Republikës Kryeministrore

809
Sigal

Prof. Dr. Bamir Topi, ish President i Republikës

Ndryshimi kushtetues për betimin, tregon se edhe për një akt formal, ceremonial Kryetari i Republikës Kryeministrore ja kalon si kompetencë pushtetit të tij, duke e kthyer Presidentin me status më të ulët se noteri.

Paradoks që dita ditës po krijon probleme, zvarritje, paragjykime, influenca politike dhe kapje të sistemit të ri. Mjafton të shohësh lidhjet nepotike të politikës dhe disa përfaqësuesve të drejtësisë së re dhe do të trishtohesh dhe do të kuptosh se nuk ka infektuar drejtësia politikën por politika drejtësinë dhe kjo e fundit është shtrirë nën këmbët e saj.

Jakup B. GJOÇA

Gazetar i TELEGRAF

Prof. Dr. Bamir Topi, ish President i Republikës në intervistëm ekskluzive për gazetën “Telegraf” shprehet qartazi, se me kakofoninë dhe me veprimet pa transparencë, që bëhen, Gjykata Kushtetuese nuk mund të përmbushë në mënyrë të paanshme misionin e saj. Prof. Bamir Topi, si ish President pohon për “Telegraf” se Shqipëria po rrëshqet në një Republikë Kryeministrore, derisa ligji për ndryshimin e procedurës së betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e katandis Presidentin e Republikës në një status më të ulët edhe nga noteri. Ish Presidenti Prof. Topi shprehet se  sot drejtësia është shtrirë nën këmbët e politikës. Ish Presidenti Prof. Topi, thotë, se, duke e njohur mirë kryeministrin Rama, ai ka tendencën pathologjike për të kapur gjithçka, të gjitha pushtetet.

Çka thuhet për Kryemninistrin Rama jam i prirur ta besoj, pasi sot njoh mirë fenotipin e tij politik dhe tendencën gati gati patologjike për të kapur gjithçka. Madje pasi i ka shtënë nën kontrollin e tij të gjitha linjat politike, institucionale i ka mbetur të mbarojë punë edhe me drejtësinë.

 Gazeta Telegraf: – Zoti President. Kryeministri Rama akuzohet nga Presidenti Meta se ka kryer Grusht shteti për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese. Cili është mendimi juaj?

E shtruar në një formë të tillë pyetja juaj më vendos në vështirësi pasi ka të bëjë me marrëdhënie midis dy individësh që prej kohësh janë në betejë të hapur midis tyre. Nga kjo pikëpamje mungon mjaftueshëm informacioni dhe në mungesë të një arbitri institucional të gjitha anët e errëta të kësaj përplasje mbushen me opinione, hamendësime dhe tifozllëk që në planin politik po rreshton sërish mazhorancën dhe opozitën ballë për ballë. Ky do të ishte mjerisht varianti më i padëshirueshëm për mua, pasi kjo krizë shkaktohet nga politika dhe paradoksalisht pritet të gjejë zgjidhje nga politika. Në kushtet kur politika shqiptare është futur në mënyrë të paevitueshme në “qorrsokak”, duke dështuar me turp për të ndërtuar institucionet që kontrollojnë dhe balancojnë pushtetet, atëherë e vetmja rrugë që i mbetet është të kërcënojnë në ekstrem njëri-tjetrin, të venë në dyshim statusin mental të njëri-tjetrit dhe të shohin si të vetmin mjet përplasjen. Çdo njeri racional në arsyetimin logjik, politik dhe institucional do ngrinte supet për të dhënë përgjigje dhe në kushte normale do të thoshte, që përgjigjen mund dhe duhet ta japë ajo që në Kushtetutë i njihet e drejta dhe detyrimi për tu bërë garant i Kushtetutës, pra Gjykata Kushtetuese.

 Ka shumë kakofoni dhe veprime pa transparencë që vërtetë të mbushin me mosbesim se vallë Gjykata Kushtetuese do të jetë në gjendje të përmbushë në mënyrë të paanshme misionin e saj?

Atëherë lind pyetja ku është sot Gjykata Kushtetuese?

Kryeministri do të përgjigjej menjëherë që po e rindërtojmë pasi nxorrëm djallin brenda saj. Opozita politike, do të vazhdonte retorikën e saj që Kryeministri do ta kapë siç po bën në fakt me gjithçka në vitet e sundimit të tij. Presidenti nga pikëpamja institucionale nuk ka më mburojën e tij, në fakt e vetmja që mund të rivendosë ekuilibrat, siç është Gjykata Kushtetuese. Në këto kushte kriza zbret në rrugë, në studio televizive dhe vendi i frikësohet një kaosi të ri, ku askush nuk parashikon stadin e mëtejshëm, duke vonuar integrimin në BE. E thënë ndryshe, skuadrat e futbollit janë futur në fushë dhe pasi kanë përzënë arbitrin kërkojnë të fitojnë me çdo kusht lojën duke thirrur në ndihmë tifozeritë e tyre ultras. UEFA dënon ekipet dhe fushën duke i eleminuar nga kompeticioni europian.  Kjo është metafora që tregon se ku po e dërgon sërish politika këtë vend.

Ju jeni gazetar dhe nëse më thoni se, përveç Presidencës, me të cilën është në konflikt të hapur, a nuk i ka nën kontrollin e tij? Orientimi politik, nepotizmi dhe tendenca për të pasur i vetëm “timonin” nuk më le hapësirë për t’i kundërshtuar këto zëra që ju thoni, por ndaj të njëjtin shqetësim.

– Si e gjykoni Ligjin që miratoi Parlamenti për ndryshimin e proçedurës së betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK?

Mesa po shoh këto vite është më e thjeshtë të ndryshosh Kushtetutën se sa të ndërtosh marrëdhënie normale midis institucioneve.  Kur ju kam thënë dhe paralajmëruar në vitin 2008 se Shqipëria do të shkojë drejt Republikës Kryeministrore pak vetë e dëgjuan, madje fare pak në politikë, media dhe mjedis shoqëror. Nga ajo periudhë e deri më sot Shqipëria është dominuar nga dy individë, nënshkrues të kësaj marrëveshje okulte dhe të gjithë qahen se Kryeministrat kthehen në autokratë me simptoma diktatoriale. Dhe sot sheh dhe dëgjon çudira nga individë që masturbojnë personalitetin e tyre studiove të orëve të mbrëmjes duke dhënë “ide brilante” se si mund të dilet nga ky qerthull. Të gjithë dalin mirë me honoraret e televizioneve dhe partive dhe gjendja rëndohet më tej. Ndryshimi kushtetues për betimin, tregon se edhe për një akt formal, ceremonial Kryetari i Republikës Kryeministrore ja kalon si kompetencë pushtetit të tij, duke e kthyer Presidentin me status më të ulët se noteri.

A mundet Parlamenti pa opozitë të miratojë ligje që prekin Kushtetutën, kompetencat e Presidentit të Republikës pa diskutim mbarëpolitik, pa konsensus të opozitës, pa diskutuar as me Shoqërinë Civile?

Fakti që Parlamenti po e bën rutinë ndryshimin e Kushtetutës, nuk i jep kurrsesi alibi opozitës, e cila e nxorri veten jashtë Parlamentit. Kur vjen puna tek ndryshimet kushtetuese në situatë normale, ti mund të kesh mazhorancën parlamentare dhe ekzekutivin, por nuk ke numrin kushtetues për të bërë ndryshimet. Fakti që Kryeministri aktual i bëri pa problem dëshmon se misioni i demokracisë parlamentare është cënuar rëndë dhe është denatyruar. Sa here bëj analizë politike dhe tentoj të akuzoj Kryeministrin tek i njëjti shteg shikoj dhe udhëheqësit e opozitës, të cilët, kur kanë qenë në pushtet i kanë parë Presidentët si kundërshtarë të misionit të tyre për të sunduar.  Nga kjo pikëpamje shohim të njëjtin film, ndonëse aktorët kanë ndryshuar.

Fakti që Komisioni i Venecias vjen në mënyrë frekuente për të zgjidhur ngërçin kushtetues në Shqipëri është dëshmi e dështimit të politikës këtu. Kur nuk i vjen sipas oreksit, e quajnë mendimin e Komisionit të Venezias si këshillimor dhe vendimin e marrin sipas bindjes së pushtetit politik.

Gazeta Telegraf: – Zoti President. A ka kompetencë kushtetuese që Presidenti i Republikës të shpërndajë Parlamentin, pa konsensusin e Kryeministrit?

Në këndvështrimin tim, Kushtetuta e ka përcaktuar pa ekuivok se në ç’rrethana shpërndahet Parlamenti. Institucioni i Presidentit mund të mbajë qëndrime të forta, madje të ashpra politike për Parlamentin, dhe në mjaft raste sipas meje të merituar, por nuk shoh hapësirë juridike për më tepër, kur mazhoranca ka supernumra, që nuk vendos në rrezik kuorumin parlamentar dhe qeverisjen.

Parlamenti dhe Kryetari i KED a kanë tejkaluar kompetencat kushtetuese në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me pretendimin për zhbllokimin e proçedurës?

Kjo pyetje është jo për mua, pasi është në vijim të shumë proçedurash administrative në funksion të kohës që vetiu institucionet e përfshira e dinë. Kjo do të ishte zgjidhur nga  Gjykata Kushtetuese që mungon. Ka shumë kakofoni dhe veprime pa transparencë që vërtetë të mbushin me mosbesim se vallë Gjykata Kushtetuese do të jetë në gjendje të përmbushë në mënyrë të paanshme misionin e saj?

– Derisa Komisioni i Venezias dha opinionin se Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë, sa të shkarkohet, a ka sens të vazhdojë Komisioni Hetimor Parlamentar, për shkarkimin e Presidentit të Republikës?

Deri tani kam hedhur kritika dhe dyshime për sinqeritet nga ata që kanë pushtetin politik sot. Fakti që Komisioni i Venecias vjen në mënyrë frekuente për të zgjidhur ngërçin kushtetues në Shqipëri është dëshmi e dështimit të politikës këtu. Kur nuk i vjen sipas oreksit, e quajnë mendimin e Komisionit të Venezias si këshillimor dhe vendimin e marrin sipas bindjes së pushtetit politik. Sipas mendimit tim, nuk mund të abuzohet pafund me Komisionin e Venecias për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe paaftësisë së politikës zyrtare të Shqipërisë.

Zoti President, cili është mendimi juaj: Reforma në Drejtësi a ia arriti qëllimit? A po bëhet katharsi në Gjyqësor?

Padyshim Reforma në sistemin e drejtësisë përbënte një nga nevojat më të rëndësishme të kohës dhe të situates që kalon “E drejta” në Shqipëri. Qëllimi pra ka qenë absolutisht i drejtë dhe më shumë i nxitur dhe i këshilluar nga partnerët strategjikë. Personalisht e kam mbështetur fort dhe duke qenë mosbesues ndaj njerëzve kryesorë të politikës shqiptare, kam kërkuar publikisht që sëbashku me reformën në drejtësi të kryhej reforma në politikë, gjë që nuk ndodhi. Kështu që implementimi i Reformës në Drejtësi ju la pikërisht atyre për të cilët kryesisht u bë ajo reformë. Paradoks që dita ditës po krijon probleme, zvarritje, paragjykime, influenca politike dhe kapje të sistemit të ri. Mjafton të shohësh lidhjet nepotike të politikës dhe disa përfaqësuesve të drejtësisë së re dhe do të trishtohesh dhe do të kuptosh se nuk ka infektuar drejtësia politikën por politika drejtësinë dhe kjo e fundit është shtrirë nën këmbët e saj.  Drejtësia vendoset me moral të pastër që fatkeqësisht kjo politikë nuk e ka. Uroj që njerëzit e drejtësisë të fitojnë hap pas hapi autonominë pasi vetëm pavarësia e gjyqësorit do të garantonte sukses. Mosngritja e institucioneve dhe përplasja për Gjykatën Kushtetuese besoj vërteton çka thashë më sipër.

Gazeta Telegraf: – Sa e drejtë është akuza politike, se Kryeministri ka kapur institucionet e reja të drejtësisë, duke emëruar të besuarit e vet?

–  Unë besoj në qëllimin dhe metodën e mirë të botës demokratike që nuk shohin interesa të tjera përveç forcimit të institucioneve të pavarura të drejtësisë. Natyrisht nuk e kam këtë besim as tek morali dhe as tek aftësia e përfaqësuesve më të zëshëm të politikës shqiptare. Për më tepër çka thuhet për Kryemninistrin Rama jam i prirur ta besoj, pasi sot njoh mirë fenotipin e tij politik dhe tendencën gati gati patologjike për të kapur gjithçka. Madje pasi i ka shtënë nën kontrollin e tij të gjitha linjat politike, institucionale i ka mbetur të mbarojë punë edhe me drejtësinë. Tashmë këtë e thonë të gjithë.

Ju jeni gazetar dhe nëse më thoni se, përveç Presidencës, me të cilën është në konflikt të hapur, a nuk i ka nën kontrollin e tij? Orientimi politik, nepotizmi dhe tendenca për të pasur i vetëm “timonin” nuk më le hapësirë për t’i kundërshtuar këto zëra që ju thoni, por ndaj të njëjtin shqetësim me ta.

– Parlamenti ynë ka 123 deputetë nga 140 që e përcakton Kushtetuta. A është normale që të shkohet kështu deri në zgjedhjet e 2021?

Parlamenti shqiptar është strukturuar si i tillë nga Kushtetuta e Shqipërisë, kështu që nuk mund të quhet normal funksioni i tij. Shprehja që struktura përcakton funksionin gjen vërtetësi në këtë rast. Për anormalitetin e Kuvendit natyrisht një faj të madh ka opozita që tentoi ta përdorë si “casus belli” daljen nga Parlamenti. Kështu që politikisht opozita është e detyruar ta pranojë këtë Parlament qoftë dhe me funksione të denatyruara për shkak të saj. Sipas asaj që unë parashikoj, nuk ka premisa qofshin politike apo pamundësi që Parlamenti të mos ketë numra për të vazhduar, që mund ta çojnë në zgjedhje të parakohshme. Mendoj që koha ecën shpejt, bile më shpejt për politikanët që gabojnë dhe një vit nga zgjedhjet e vitit 2021 janë gjithsesi shumë afër dhe në planin logjik nuk ligjërojnë thirrjet për zgjedhje të parakohshme, thirrje të cilat nuk tingëllojnë as të sinqerta.

Mendoj që koha ecën shpejt, bile më shpejt për politikanët që gabojnë dhe një vit nga zgjedhjet e vitit 2021 janë gjithsesi shumë afër dhe në planin logjik nuk ligjërojnë thirrjet për zgjedhje të parakohshme, thirrje të cilat nuk tingëllojnë as të sinqerta.

A ka alternativa qeverisëse opozita e sotme?

Besoj nuk jam njeriu i duhur të flas për alternativat e opozitës. Sidoqoftë mund të jap një konsideratë të vetme, ndonëse duhet të ketë shumë të tjera. Nuk shikoj të ketë ndryshuar asgjë tek filozofia politike dhe aksionet e saj qysh nga humbja e rëndë e vitit 2017. Ka shumë konfuzion dhe ambiguitet. Përse vjen kjo? Unë natyrisht e di. Por nuk e di, a e di Kryetari formal i opozitës?

– A nuk duhet të krijohet një Komitet mbarëkombëtar, për mirëadministrimin e donacioneve 1.2 miliardë euro që u dhanë për Rindërtim? A do ketë transparencë nëse këto fonde i administron Qeveria?

Mendoj se këtë përgjegjësi para popullit dhe institucioneve financiare e ka marrë qeveria dhe besoj është detyrë e saj. Në një vend normal skanerin e punës së Qeverisë e bën Parlamenti, ku opozita nuk është. Mendoj që do jetë problem transparenca në këto kushte ku i vetmi garant mbetet kontrolli nga vetë kreditorët apo donatorët. Institucionet e Shqipërisë me thënë të drejtën nuk më japin këtë garanci në kushtet që përshkruam më sipër. A nuk po provon pafundësisht Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzime marramandëse dhe ndjeshmëria e Qeverisë mbetet në shifra të ulëta.