Blenard Nonaj me pensionistët në Skrapar: Detyrimi ynë madhor të mbështesim brezin që i dha kaq shumë Shqipërisë

44
Doktor Blenard Noanaj ka zhvilluar një takim me pensionistët e e Skraparit. Ai shprehet se është detyrim që në qeverisjen e pas 25 Prillit, të mbështesim të moshuarit dhe  me rritjen e pensioneve të tyre.
Ja reagimi i Blenard Nonaj 
Është gjithmonë një kënaqësi e veçantë të takohesh dhe të jesh mes pensionistëve të Skraparit, një brez i jashtëzakonshëm që i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë.
Prindërit, gjyshërit dhe gjyshet tona meritojnë mirënjohjen e brezave të rinj, veçanërisht atyre që janë në vendimmarrje, në mënyrë që të nxisin dhe të ndërmarrin politika konkrete në mbështetje të tyre.
Është detyrimi ynë madhor që në qeverisjen e pas 25 Prillit, të mbështesim të moshuarit dhe pensionistët, me rritjen e pensioneve të tyre, me sigurimin e shërbimeve sa më cilësore shëndetësore dhe sociale, në mënyrë që sadopak, ne, tu shpërblejmë gjithë atë mund, djersë dhe sakrificë të jashtëzakonshme të tyre për rritjen e brezave të rinj dhe ndërtimin dhe zhvillimin e Shqipërisë ndër vite.
Sigal