Manjani me homologun turk: Të forcojmë masat ligjore anti terror dhe anti krim

441
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka zhvilluar një takim homologun e tij të Turqisë. Gjatë diskutimit, kreu i drejtësisë shqiptare është shprehur se mes dy vendeve do të forcohet edhe me shumë bashkëpunimi reciprok në fushën e drejtësisë.
“Bashkëpunim në fushën e drejtësisë për të luftuar fenomenet e përbashkëta kriminale. Forcim të masave ligjore anti-terro dhe anti-krim”, ka thënë ministri Manjani.
Po ashtu Manjani tha se “duhet të shkëmbejmë informacione dhe përvoja për të trajtuar me sukses luftën kundër krimit dhe trafiqeve, duke shtuar se duhet dë detajojmë protokollet e bashkëpunimit për ti shërbyer me mirë qytetareve të dy vendeve. Angazhim për të ndërtuar lehtesira ligjore për komunitetin e bisnesit në të dy vendet tona.”
“Turqi-tha Manjani-është partner i rënndësishëm strategjik në rajonin tonë dhe se forcimi i bashkëpunimit sektorial është i rëndësishëm.”
Sigal