Nishani:Kemi komunikim jo korrekt. Rama:Qeveria s’sulmon Presidentin

395
Sigal


Presidenti Nishani dhe kryeministri Rama kanë replikuar në distancë për marrëdhëniet mes qeveri-presidencë. Ndërsa Nishani ka deklaruar se nuk ka një komunikim korrekt mes tij dhe qeverisë, Kryeministri Rama thekson se për herë të parë ka një President që sulmon qeverinë.



Nishani:Komunikimi, jo korrekt, më bllokojnë aktivitetet ndërkombëtare 
Presidenti Nishani ka deklaruar se komunikimi me qeverinë nuk është korrekt, madje ai thekson se në shumë raste nga ana e Ministrisë së Jashtme atij i janë bllokuar edhe ftesa për aktivitete ndërkombëtare. Nishani ka përmendur rastet më të fundit si ftesa nga shoqata e arbëreshëve por edhe në Kroaci.

Por akoma më e rëndë për Presidentin Nishani është anulimi i Samiti të Presidentëve për kalimin e Presidencës së radhës së  iniciativës së bashkëpunimit të Europës Juglindore. Sipas nishanit ndërrimi i Presidencës bëhet në Samitin e Presidentëve të vendeve pjesëmarrës. Por qeveria sipas tij ka krijuar për herë të parë një samit të ministrave për këtë ceremoni.
 
“Situata e komunikimit dhe e marrëdhënieve midis presidentit dhe qeverisë, në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare që kanë të bëjnë më shumë me Ministrinë e Jashtme, është jo korrekte. Disa raste po sjell shqetësime që kanë të bëjnë me imazhin e shtetit. Shqipëria ka presidencën e rradhës së iniciativës së bashkëpunimit të Europës Juglindore, një presidencë që e morëm nga Rumania vitin e shkuar dhe e kemi deri në mesin e këtij viti,  pra deri në përfundim të 6-mujorit të parë. Është traditë që në përfundim të presidencës dorëzohet kjo presidencë tek presidenca e rradhës, që në këtë rast është Bullgaria vendi pasardhës në muajin qershor. Kjo bëhet nëpërmjet një samiti të kryetarëve të shteteve sipas traditës së kësaj nisme. Për herë të parë në këtë traditë, në mënyrë të krejt paargumentuar.”- tha Nishani.


Rama:Pas 23 qershorit qeveria nuk sulmon Presidentin,ndodh e kundërta
Kryeministri Rama ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentin Nishani duke i cilësuar si të gabuara për pozicionin që ai mbart. Më herët gjatë ditës së sotme Presidenti Nishani duke folur për marrëdhëniet  shprehur se komunikimi me qeverinë është jo korrekt.

Kryeministri Rama i ka cilësuar si të gabuara këto deklarata duke theksuar se “Çfarë kam për t’i thënë Presidentit ja them në sy, ky është ndryshim pas 23 Qershorit. Qeveria nuk sulmon më Presidentin, për herë të parë ka një President që sulmon qeverinë. Nishani ka bërë zgjedhjen e tij të gabuar, por është çështja e tij.”- tha Rama.