Berisha në Kukës: Rama më keq se Ramizi, joshi Bashën për krijimin e një opozite fallse

140
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga qyteti i Kukësit, ku po zhvillon një takim me demokratët, akuzoi Kryeministrin Edi Rama, se nuk kurseu asgjë për krijimin e një opozite fallse.

Berisha tha se Rama përdori të gjitha format e joshjes dhe të presioneve, madje duke ia kaluar edhe Ramiz Alisë, pas krijimit të Partisë Demokratike.

Ish-Kryeministri tha se gjithashtu kundër nesh u rrjeshtua edhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha, por jo vetëm ai, të lidhur me 1 mijë fije me qeverinë, bënë gjithçka për të mposhtur përpjekjen tonë për rithemelimin e Partisë Demokratike.

Berisha tha se në krah të tyre qëndroi edhe mafia e George Soros, e cila kërkon që në krye të PD të emërojë edhe kryetarin, që ta shndërrojë në një shoqe besnike të Qeverisë.

Ish-Kryeministri tha se ne ia dolëm që të rithemelojmë PD bazuar te vota e lirë, për të konsoliduar vlerat që shqiptarët kanë punuar e sakrifikuar më shumë se kombe të tjera.

“Ne rithemelohemi si parti e interesit kombëtar. Ai interes sado që duket i largët, por është interesi i të gjitha interesave”, tha Berisha.