Dështimi i raundit të parë për zgjedhjen e presidentit/ Rama: Nuk i kemi votat, ja si do veprojmë në raundin e katërt

117
Sigal

Kryeministri, Edi Rama deklaroi ditën e sotme pas dështimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit, se mazhoranca nuk kishte me kë të ulej në bisedime nga përfaqësuesit e opozitës pasi këta të fundit kishin debate me njëri-tjetrin.

Mes të tjera, kryeministri tha se nëse edhe në raundin e katërt nuk do jetë propozuar asnjë emër nga opozita për kandidatët për kreun e shtetit, atëherë mazhoranca do të ushtronte mandatin për ta zgjedhur vetë.

Edi Rama: Nuk kemi nevojë të bëjmë asnjë testim sepse nuk i kemi votat dhe nuk ka nevojë të bëjmë testime për të parë që nuk i kemi votat. Do presim deri në fund me durim, nëse do ketë një dëshirë deri në fund nga pala tjetër, nuk do mbetemi pa ezauruar atë mandat shumë të qartë që na e jep kushtetuta.
Nuk kemi me kë të negociojmë, megjithatë presim, nuk është e nevojshme t’i ndajmë ne se kush është kush. Dihet se kë refuzojmë ta marrim në konsideratë për çdo arsye.

Ne jemi të gatshëm të flasim me çdo palë që do donte të fliste me ne. Në momentin që do hyjmë në raundin e katërt atëherë do përdorim mandatin tonë, nuk kemi rrugë tjetër. Është për të ardhur keq, sepse mund të ishte një proces që mund të ishte më i edukuar, më i kulturuar.