Skandali: Aida Hajnaj firmosi anulimin e testimit të gradave duke qenë në avion

987
Sigal

Pas anulimit të testimit për gradën “Komisar” dhe “Kryekomisar”, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të tjera detaje sa vijnë e dalin në dritë, lidhur me parregullsitë në këtë proces. Ndërsa një ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu dhe Drejtuesja e Lartë Aida Hajnaj, janë thirrur në Prokurori për të dhënë sqarime, sot ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një denoncim, sipas të cilit, Hajnaj nuk ka qenë në Shqipëri atë ditë që duhej të mblidhej Komisioni i Apelimit për Konkurrimin. Denoncuesi shprehet se, më datë 3 nëntor, ka qenë afati i fundit për t’u mbledhur, por ka qenë ditë e shtunë dhe Hajnaj ka qenë jashtë vendit dhe është kthyer në Shqipëri atë datë por në orën 15:00. Sipas tij, mbledhja ka qenë fiktive ose Drejtoreshës i është falsifikuar firma. “Përshëndetje Doktor. Më erdhi një i njohur. E kishte kontaktuar një polic, mik i tij, në lidhje me anulimin më herët të testimit për gradat e policisë (besoj). Anulimi qenka bërë me firmë të Aida Hajnaj, zv.drejtore e Përgjithshme. Por, sipas këtij personi, disponon dokumentacion që ajo ka qenë jashtë shtetit në ditën kur ka nënshkruar anulimin. Pra, ka falsifikuar. Akti i nënshkruar ka në tekst që komisioni është mbledhur me datë 3. Nga Tims del që është kthyer më datë 3, në kokën e dokumentit është vënë data 5”, – thuhet në denoncimin e publikuar nga Berisha.