FOTO/ U dorëhoq nga drejtimi i LSI, Petrit Vasili thotë fjalë të mëdha për Monika Kryemadhin

444
Ish-kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka thënë fjalë të mëdha për pasuesen e tij në këtë detyrë, Monika Kryemadhi.

Me një status në Facebook, Vasili që pritet të jetë kreu i grupit parlamentar të LSI-së, shprehet se nën drejtimin e Monika Kryemadhit, Lëvizja Socialiste për Integrim vetëm do të rritet.

“Monika Kryemadhi mishëron cilësitë më të shkëlqyera për këtë detyrë të lartë.

Me ritmin, energjinë, këmbënguljen dhe kreativitetin e spikatur, Monika është një lidere e lindur dhe LSI, nën drejtimin e saj, do të vazhdojë të eci shumë përpara e te rritet pa u ndalur”, shkruan Petrit Vasili në faqen e tij në Facebook.


Sigal