Aksidenti në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës njëri nga shoferët (Emri)

154
Sigal

Ka ndërruar jetë njëri nga shoferët, që u përfshinë mesditën e sotme në aksidentin rrugor në fshatin Rrilë në Lezhë.

Shoferi i mjetit tip “Opel”, Ndoc Nikolli, 66 vjeç, ndërroi jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Nikolli kishte marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit, e për pasojë nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet një grua që ishte pasagjere.