I përfshirë në shitje kokaine me vlerë më shumë se 4.7 milionë euro në vetëm tre muaj, një shqiptar në Anlgli është dënuar me 12 vjet burg.
Nga hetimet e bëra, rezultonte se Fatjon Kurti (34 vjeç) përdori platformën e koduar të komunikimit EncroChat për të blerë dhe shitur të paktën 58 kg kokainë midis 26 marsit dhe 2 qershorit 2020.
Sipas dosjes, Kurti ishte banues në Newport Court pranë Leicester Square në qendër të Londrës dhe orkestroi marrëveshjet në EncroChat duke përdorur nofkën ‘Botarrota’.
Ai u arrestua më 25 nëntor të vitit të kaluar.
I riu shqiptar kishte krijuar një kompani frontale të quajtur E&T Catering, e cila ishte regjistruar në shtëpinë e tij në një përpjekje për të shmangur zbulimin, megjithëse nuk ekzistonte si një biznes kateringu funksional.
EncroChat u “thye” në vitin 2020 nga një partneritet ndërkombëtar i zbatimit të ligjit.






















