Ukraina: Rusia ka humbur forcat sulmuese rreth Kievit

130
Sigal

Zëvendësshefi i shtabit të forcave tokësore të Ukrainës, Oleksandr Hruzevych, ka bërë me dije se Rusia ka ezauruar potencialin e saj sulmues rreth Kievit.

Duke folur në një video-mesazh në rrjete sociale për mbrojtjen e kryeqytetit, Oleksandr Hruzevych tha: “Armiku pothuajse e ka ezauruar potencialin e tij sulmues, por forcat që mbeten rreth Kievit nuk janë të vogla”.