Në raundin e parë për përcaktimin e kandidatëve për president të republikës nuk pritet të ketë debate mes forcave politike gjatë seancës plenare që do të mbahet. Ende nuk është paraqitur asnjë emër si kandidat për president. Mazhoranca nga ana tjetër, po ashtu nuk ka sjellë asnjë emër për postin e kreut të shtetit.
PS preferon datën 20 maj për zhvillimin e raundit të dytë. Ndërsa PD kërkon diferencën prej 7 ditësh mes raundeve që duhet të mbahen për shkak se ende nuk kanë asnjë emër të propozuar dhe gjithashtu theksohet nevoja për më shumë kohë në konsultimet me partinë Socialiste. Ditën e nesërme në orën 10:00, pritet të mblidhet konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare për të vendosur.
Ndërkohë, raundi i parë, duket se do të kalojë pa asnjë emër konkret. Procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri do të shtjellohen në 4 raunde në total.