Merr flakë makina në një zonë të populluar në Fier, frikë tek qytetarët, shpëton shoferi por zjarri dëmton dhe 3 mjete të tjera

283
Sigal

balkanweb back buttonlogo balkanweb e madhe

Fillimi > -Kronikë
VIDEO/ Merr flakë makina në një zonë të populluar në Fier, frikë tek qytetarët, shpëton shoferi por zjarri dëmton dhe 3 mjete të tjera
08 Gusht, 2020 22:12 |

Makina FlakeMadhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play

FIER
Një automjet tip “Audi” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar në lagjen “Apolonia” në Fier, teksa drejtuesi i makinës sapo kishte zbritur kur mjeti që mësohet se ishte me sistem benzinë-gaz shpërtheu në flakë. Tre makina të tjera kanë mbetur të dëmtuara nga flakët pasi ishin parkuar pranë mjetit që u dogj.