Dy penallti dhe polemika, mbyllet me emocione pjesa e parë e Barcelona-Napoli

270
Sigal

Barcelona dhe Napoli e mbyllin me spëktakël 3-1 pjesën e parë Skuadra katalanase ka arritur që të shënojë edhe golin e tretë në fundin e kohës së rregullt të fraksionit të parë, pasi Messi fitoi një penallti të diskutueshme pas një kontakti me Koulibaly. Nga pika e bardhë Suarez nuk do të gabonte.

Dy minuta më pas Napoli fitoi një penallti që do të kthehej në gol nga Insigne, duke i dhënë ende shpresa ekipit të Gattusos, që duhet të shënojë edhe dy gola.