Krim i rëndë në familje, xhaxhai qëllon nipin e tij

673
Sigal

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në vend.

Një 47-vjeçar me inicialet A. T., ka qëlluar mbrëmjen e sotme me thikë nipin e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Peshkopi.

Njoftimi i Policisë së Dibrës:

 

Plagos me thikë nipin e tij, arrestohet në flagrancë nga policia

Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi A.T, 47 vjeç, banues në Peshkopi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë nipin e tij, shtetasin A.T, 39 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë njoftuar në nr 112, policia ka reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit i cili mund të kishte pasoja edhe më të rënda.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.