Ndarja nga jeta e gjuhëtarit Jorgji Gjinari/ Presidenti Meta mesazh ngushëllimi: Ja dedikoi hulumtimit të të folmeve të gjuhës shqip

394
Sigal

Prof. Dr. Jorgji Gjinari, gjuhëtar dhe dialektolog i shquar, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, ku shkruan se Gjinari ja dedikoi hulumtimit të të folmeve të gjuhës shqip.

Presidenti Meta thotë se ai do kujtohet përherë me mirënjohje edhe si drejtuesi i punës dhe hartuesi kryesor për një nga veprat përgjithësuese madhore të gjuhësisë shqiptare, “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”.

Postimi i plotë:

Më trishtoi lajmi për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Jorgji Gjinari, gjuhëtar dhe dialektolog i shquar, i cili gjithë jetën ja dedikoi hulumtimit të të folmeve të gjuhës shqipe, brenda e jashtë kufijve të vendit, duke ndërmarrë një varg ekspeditash nga Jugu në Veri, po ashtu në Kosovë dhe te ngulimet arbëreshe të Italisë, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës, një ndër elementët më përbashkues të shqiptarëve kudo ndodhen.

Prof. Dr. Gjinari do kujtohet përherë me mirënjohje edhe si drejtuesi i punës dhe hartuesi kryesor për një nga veprat përgjithësuese madhore të gjuhësisë shqiptare, “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”.

Ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Gjinari, bashkëpunëtorëve e kolegëve të tij, në veçanti komunitetit të gjuhëtarëve, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme!

Më trishtoi lajmi për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Jorgji Gjinari, gjuhëtar dhe dialektolog i shquar, i cili gjithë…

Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 8. August 2020