Liria e shprehjes dhe medias alarmon ndërkombëtarët

227
Sigal

Konferenca e 8 e OSBE. 6 organizata i kërkojnë Ramës të heq dorë nga “ministria e propagandës”. Ndërkohë që në salla diskutohej liria e medias, bandat e qeverisë sulmojnë me armë dhe karrige operatorin e ‘Fax Neës’, pasi filmoi pamjet të ngjashme si në Kandahar..

Gazetaria në kohë krize

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian, OSBE, organizoi sot(dje) në Tiranë Konferëncën e 8-të vjetore për Median në Europën Juglindore.Konferenca kishte si temë kryesore “Gazetarinë në kohë krize”, megjithatë sa i takon Shqipërisë u diskutuan vështirësitë e vazhdueshme, që janë shfaqur para krizave.Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro, deklaroi se zyra e saj po ndiqte nga afër nismat e qeverisë shqiptare për paketën anti-shpifje si dhe vendimin e fundit për të ngritur agjencinë shtetërore të informimit. Zonja Ribeiro i bëri sot thirrje bashkësisë së medias dhe shtypit në Shqipëri që të angazhohen më mirë e më shpejt me institucionet vetë-rregulluese të lirisë së shprehjes përpara se në këtë hapësirë të veprojnë institucionet shtetërore..Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Teresa Ribeiro, u shpreh se problem kryesor që e shqetësonte ishte siguria e gazetarëve.“Siguria e gazetarëve është në krye të shqetësimeve të mia. Kur them siguria, nuk e kam fjalën vetëm për sigurinë fizike të tyre gazetarëve, por mendoj edhe për sigurinë e tyre ligjore, për kushtet e tyre të punës” – u shpreh zonja Ribeira. Zyra e OSBE-së për lirinë e medias, tha zonja Ribeiro, po ndjek nga afër edhe nismën e qeverisë për të ashtu-quajturën paketa kundër keq-informimit. “Komisioni i Venecias ka dalë me një Opinion lidhur me këtë paketë, dhe zyra e OSBE-së shpreson që qeveria të përmbushë dhe të respektojë opinionin e Venecias për këtë çështje” – theksoi ajo.

Ambasadori i OSBE: Liria e medias nuk duhet marrë e mirëqenë

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Vincenzo Del Monaco, gjatë konferencës “Gazetari në kohë krizash” është shprehur se liria e medias nuk duhet të merret e mirëqenë në asnjë vend të botës.Ai githashtu tha se gazetaria është një pjesë thelbësore e mozaikut demokratik dhe nxitës i progresit demokratik.“Hera e fundit që Shqipëria organizoi këtë konferencë ishte në 2013. Ishte viti i parë që vizitova këtë vend të mrekullueshëm dhe dashuria ime për popullin shqiptar ka nisur që atëherë.Gazetaria në kohë krizash është për fat të keq një titull i përshtatshëm. Nuk do ta përmend se si pandemia ndikon funksionimin e institucioneve demokratike. Aktualisht po përjetojmë një sërë krizash brenda dhe përtej OSBE-së. Gazetaria është një pjesë thelbësore e mozaikut demokratik dhe nxitës i progresit demokratik. Liria e medias nuk duhet marrë e mirëqenë në asnjë vend të botës. Pengesat duhen trajtuar shpejt dhe në mënyrë serioze. Gazetarët duhet të punojnë të sigurt, të mbështesin gazetarinë në fakte, të sigurohet pavarësia e gazetarëve”, tha ambasadori i OSBE.

Reagimi i Kryeministrit Rama: S’jam njeriu i duhur për të folur për median

Edi Rama, i pranishëm në konferencën e OSBE, për gazetarinë në kohë krizash, deklaroi se liria e shprehjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e përhapjes së lajmeve. Rama kritikoi median online, duke folur për fenomenin e përhapjes së lajmeve të rreme.Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga krijimi i mekanizmave për të kontrolluar mediat, duke e justifikuar këtë qëndrim, me përhapjen e lajmeve të rreme. Në fjalën e tij, Rama deklaroi se liria e shprehjes është e garantuar, por gjeti një tjetër formë për të kritikuar median, duke u ndalur tek liria e përhapjes së lajmeve, kryesisht në mediat online.‘Nuk jam saktësisht njeriu i duhur për t’u ftuar për shkak të opinioneve të mia që ndryshojnë, jo për lirinë e medias, por mënyrën sesi në emër të kësaj lirie shumë gjëra që shkojnë kundër këtij koncepti ndodhin.I referohem përhapjes në internet të lajmeve të rreme, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë dhe kundër të drejtave të njerëzve të tjerë, kundër logjikës, kur vjen fjala për gazetarinë. Kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës.Të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëjetuese, e bëjnë shumë të vështirë dallimin mes tyre. Nuk mendoj se mënyra më e mirë është të mbash frikën, duhet të bëjmë durim me këto sasi gënjeshtrash, akuzash dhe shantazhesh që janë kthyer në rrezik’, tha Rama në fjalën e tij.

Përfaqësuesja e OSBE, Teresa Ribeiro: Sfidë mbetet zbatimi, do ta monitorojmë

Agjencia për Median, që do të jetë nën varësinë direkte të kryeministrit Edi Rama, sipas OSBE nuk duhet të mbyllë burimet e informacionit për gazetarët. Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro në reagimin e parë për këtë strukturë të re të qeverisë, tha se problem nuk është agjencia por mënyra si do të zbatohet.“Ajo që mbetet për t’u parë dhe që mundet në një farë mënyrë të minojë krijimin e këtij institucioni është fakti nëse juve do ju lejohet të kërkoni infomacion, të bëni pyetje. Nuk është aq ngritja e institucionit problem, se sa është funksionimi i tij në praktikë. Kjo është sfida e vërtetë.Mendoj që kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes së kësaj medie ka minuar një farë soj lirinë e fjalës. Është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet. Të vërtetat dhe genjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese.” Mediat Online qeveria ka tentuar t’i trajtojë përmes paketës Anti-shpifje, që prej një kohë të gjatë ndodhet në Parlament për miratim.

Organizatat e medias i kërkojnë Ramës të heqë dorë nga agjencia e medias

Gjashtë organizata ndërkombëtare për lirinë e shprehjes e cilësuan vendimin e qeverisë shqiptare për krijimin e “Agjencisë së Medias dhe Informimit” si një mjet kontrolli që kufizon punën e gazetarëve ndërsa i kërkuan Bashkimit Evropian t’i bëjë presion qeverisë kundër krijimit të kësaj agjencie.

Organizatat për lirinë e shprehjes publikuan një deklaratë me fjalë të forta kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama për të krijuar një “Agjenci për Media dhe Informim”, vendim që është cilësuar nga media si krijim i një “ministrie propagande” apo “ministrie e të vërtetës” të tipit oruellian.Organizatat vënë në dukje se realiteti aktual i krijuar nga kryeministri me frikësim të gazetarëve dhe me mohim të të drejtës për të bërë pyetje për gazetarët e cilësuar si “të opozitës” e bëjnë krijimin e kësaj agjencie si “shqetësuese”.“Organizatat tona ndajnë shqetësimet e shprehura nga kryeredaktorë të ndryshëm, organizata të shoqërisë civile dhe sindikatat e medias në Shqipëri që thonë se krijimi i Agjencisë, në vend që të përmirësojë aksesin e gazetarëve te informacioni publik, mund të bëjë saktësisht të kundërtën,” thuhet në deklaratën e firmosur nga Artikulli 19, Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPU), OBC Transeuropa, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Free Press Unlimited.Qeveria shqiptare shpalli planet për krijimin e një agjencie të drejtuar nga zëdhënësi i kryeministrit i cili, sipas vendimit “do të ketë statusin e ministrit” dhe do të kontrollojë punësimet dhe marrëdhëniet publike të të gjitha institucioneve të qeverisë qendrore. Sipas vendimit, kjo agjenci do të prodhojë informacione, do të kontrollojë deklaratat për shtyp dhe konferencat e të gjithan institucioneve, do të punësojë dhe shkarkojë nga puna zëdhënësat dhe do të mbikëqyrë “mjetet e komunimimit masiv” për të “evidentuar” qëndrimin e qytetarëve ndaj qeverisë.Krijimi i një agjencie të tillë nuk do të ishte parë si ndonjë zhvillim i jashtëzakonshëm në situatë normale por historiku i deritanishëm i Ramës me median e bën agjencinë një institucion shqetësues.“Konteksti është i rëndësishëm këtu,” shkruajnë organizatat. “Gazetarët në Shqipëri punojnë në një klimë jashtëzakonisht të vështirë në aksesimin e informacionit nga burimet qeveritare. Qeveria komunikon me gazetarët me ËhatsApp dhe jo përmes kanaleve zyrtare të komunikimit. Gazetarët që punojnë në median e pavarur diskriminohen vazhdimisht kur kërkojnë informacion apo komente nga ministrat. Gazetarët që shihen se përfaqësojnë mediat “opozitare” nuk akreditohen apo ndalohen nga e drejta për të bërë pyetje në konferenca për shtyp,” shkruan deklarata.“Kryeministri nuk bën konferenca për shtyp por mbështetet te stacioni i vet televiziv ERTV për të krijuar dhe shpërndarë videoklipe dhe kolona zanore të parapërgatitura. Intervistat i jepen gazetarëve të përzgjedhur duke mbrojtur kryeministrin dhe ministrat e tjerë nga përballja me pyetje sfiduese. Nën Partinë Socialiste, institucionet e tjera shtetërore kanë kopjuar këtë model dhe tani dërgojnë lajme të paketuara dhe përgatitura paraprakisht te gazetat dhe televizionet private,” shkruajnë më tej organizatat.

Një shqetësim i veçantë lidhet me skandalin e patronazhistëve.

“Pas zbulimeve të mëdha mbi grumbullimin e të dhënave të qytetarëve nga partitë politike përmes institucioneve shtetërore, ideja që paratë e taksapaguesve të përdoren për të financuar monitorimin e shtypit dhe medias sociale nga një agjenci qeveritare shkakton zile alarmi,” shkruhet në deklaratën e organizatave.Organizatat, të cilat bëjnë pjesë në një nismë të quajtur Reagimi i Shpejtë për Lirinë e Medias, i kërkojnë qeverisë “të anulojnë menjëherë krijimin [e agjencisë] për t’u siguruar që ajo nuk do të përdoret për të solidifikuar akoma më tej kontrollin mbi fluksin e informacionit”.“Ne nxisim gjithashtu Bashkimin Evropian të angazhohet menjëherë me qeverinë Shqiptare për të ngritur këto shqetësime si çështje prioritare në bisedimet e ardhshme për anëtarësim,” shkruajnë ato.