Gara për kruen e PD/ Zbardhet kalenadri i takimeve për ditën e martë, ja ku do të jenë Berisha dhe Elezi

134
Sigal

Vijon turi i takimeve të Sali Berishës dhe Ibsen Elezit me bazën e Partisë Demokratike në rrethe. Ata i kërkojnë votën demokratëve, duke u përpjekur të bindin çdonjërin prej tyre përmes programit që kanë.

Sali Berisha neser do të jetë në Durrës, ndërsa Ibsen Elezi nga takimi me të rinjtë do të jetë më pas në Fier e Vlorë.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se turi i takimeve të kandidatëve për Kryetar të PD do të jetë si vijon:

Ora 12.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë të Forumit Rinor të PD

Ora 18.30 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Fier

Ora 20.00 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Vlorë

Ora 19.00 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Durrës

Komisioni ka marrë menjëherë masat për njoftimin e degëve përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin e datës 22 maj 2022.