Vrau bashkëshorten e tij, dënohet me burgim të përjetshëm piloti grek, prokurori: Nuk ka dënim më të drejtë se kaq

105
Sigal

“Nuk ka dënim më të drejtë, besoj”. Me këto fjalë prokurori kërkoi që Babis Anagnostopoulos të dënohej me burgim të përjetshëm për vrasjen e Caroline.

Konkretisht, për abuzimin me kafshën Roxy, qenin e familjes, prokurori propozoi dënimin me dhjetë vjet burg dhe 400 njësi gjobë, për 50 ditë. Për aktin e tretë, atë të dëshmisë së rreme, prokurori kërkoi një vit burg dhe 260 njësi gjobë nga 10 euro në ditë. E për kundërvajtjen e fundit prokurori kërkoi një vit burg.

Më herët, gjykata vendosi të mos njohë asnjë zbutje për Babis Anagnostopoulos.