Mbretëria e Bashkuar shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor

435
Sigal

Mbretëria e Bashkuar do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në datën 12 dhjetor. Parlamentarët britanikë kanë mbështetur propozimin e kryeministrit Johnson, për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve me 438 vota.
Hera e fundit kur zgjedhjet janë mbajtur në muajin dhejtor në Britani, ka ndodhur në vitin 1923.

Fushata elektorale do të zgjasë për pesë javë, deri në ditën e votimit.

Kryeministri Johnson deklaroi më herët se parlamenti është bërë jofunksional dhe se vendi është paralizuar.

Bashkimi Europian ka rënë dakord që Brexit të shtyhet për në datën 31 Janar 2020.

Do të jetë qeveria e dalë nga zjedhjet e datës 12 dhjetor, e cila do të vijojë procesin për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.

Synim i kryeministrit Johnson, është sigurimi i një mazhorance që do të mund të kalojë marrëveshjen e tij, për ta nxjerrë vendin sa më parë nga BE.

Mbretëria e Bashkuar nuk po gjen paqe, që prej referendumit për daljen nga Bashkimi Europian, e cila ka sjellë dorëheqje dhe rrëzim të disa qeverive.