Sistemi rus i mbrojtjes rraketore S-400, SHBA tjetër ultimatum Turqisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar sot me ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në Bruksel.

Shtetet e Bashkuara e kanë përsëritur thirrjen ndaj Turqisë që të braktisë pajisjen me sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400. Edhe pse aleatë në NATO, dy vendet kanë mosmarrëveshje lidhur me këtë temë.

Sigal

Blinken i ka kërkuar Cavusoglu që Turqia të mos e mbajë armatimin rus, për të cilin SHBA-ja thotë se paraqet rrezik për sistemin e NATO-s.

Vitin e kaluar, Uashingtoni pezulloi Turqinë nga programi i saj i avionëve luftarakë të fshehtë F-35.

DASH, përmes një njoftimi tha se Blinken dhe Cavusoglu diskutuan gjithashtu lidhur me përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara midis anëtarëve të aleancës Turqisë dhe Greqisë.

“Sekretari (Blinken) shprehu mbështetje për dialogun midis aleatëve të NATO-s Turqisë dhe Greqisë”, thuhet në njoftim.