KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

476
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 25.03.2021, në orën 13:30, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

RENDI I DITËS

i Mbledhjes Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 25.03.2021

1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për komandimin në Skemën e Delegimit të gjyqtares Znj. Sonjela Voskopi”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtares së Skemës së Delegimit znj. Sonjela Voskopi, në Gjykatën e Apelit Korcë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

3 Shqyrtimi i projektvendimit për caktim gjyqtari në gjykimin e çështjeve të vecanta në gjykata të tjera të ndryshme nga ajo ku kanë emërimin e përhershëm.