Përmbytjet, Basha: Të shtojmë përpjekjet për përballimin e situatës

377
Sigal

Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha përmes rrjetit social “Facebook” u ka bërë thirrje simpatizantëve të PD që të shtojnë përpjekjet për përballimin e situatë së përmbytjeve duke theksuar se të gjithë ata që kanë mundësi të japin ndihmën e tyre sado modeste.
 
Ai shton në postimin e tij se  Dëmshpërblimet e shtetit dhe ndihmat e shoqërisë janë jetike për rimëkëmbjen e situatës.
 
Statusi i plotë i Bashës, në rrjetin social Facebook
Duhet te shtojme perpjekjet per perballimin e permbytjes dhe pasojave te saj. Humbjet kane qene te medha. Kam pare dhjetera shtepi te dala jashte perdorimit qe do duhen muaj t’ju dale lageshtira. Ka demtime masive te orendive, te prodhimeve dhe te gjese se gjalle. Per familjen e thjeshte shqiptare kjo eshte nje humbje e madhe.

Demshperblimet e shtetit dhe ndihmat e shoqerise jane jetike per rimekembjen e situates. Te gjitha deget e PD-se jane ne sherbim te njerezve. Solidariteti eshte nje vlere qe tek shqiptari nuk shuhet kurre.

I ftojme te solidarizohen mbeshtetesit dhe simpatizantet tane, te gjithe ata qe kane mundesi te japin ndihmen e tyre sado modeste. Falenderoj anetaret e Grupit Parlamentar Demokrat, Forumin Rinor te PD dhe Lidhjen Demokratike te Gruas per ndihmat per banoret e permbytur. Te jemi prane tyre ne keto dite te veshtira, tu tregojme se nuk do ti leme vetem e te braktisur.