Ngjarjet në Korçë dhe Fier, Tahiri: Tmerrësisht të rënda, politika të mos promovojë dhunën

480
Sigal

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka dënuar ngjarjet e rëndë ditët e fundit në Fier, kur burri hodhi nga dritarja gruan dhe në Korçë, ku një babai vari dy fëmijët të tij të mitur dhe më pas veten.

Nga Kurbini, ministri Tahiri tha se fatkeqësisht shpesh herë është vetë politika e cila promovon dhunë.

Tahiri: Si prind dhe si ministër jam i tmerruar nga ngjarjet e fundit. Dënoj ashpër çdo rast dhune në familje. Fatkeqësisht shpesh është vetë politika që promovon dhunë.  Për këtë i bëj thirrje politikanëve të japing kontribut kundër këtij fenomeni.