Italia do të lejojë edhe 5 vite të tjera bizneset e “Call-Center” në Shqipëri, 25 mijë të rinj mbeten në punë

529
Sigal

Arjan ZADRIMA

 

Në datën 24 nëntor 2016,
Dhoma e Deputetëve në Itali miratoi projektligjin për zhvendosjen e
aktiviteteve të “Call Center” nga territoret e vendeve që janë jashtë Bashkimit
Europian, ky projektligj do të miratohet në Senatin Italian, nesër më 6 dhjetor

 

Vetëm 48 orë nga nisja e
negociatave që bënë me qeverinë italiane Ministri i Punës, Blendi Klosi dhe
Ministrja e Ekonomisë, Milva Ikonomi, lidhur me projektligjin e shtetit fqinj për
të larguar nga Shqipëria aktivitetin e biznesit privat të “Call-Center”, për
shkaka të standardeve të përcaktuara për bizneset që “emigrojnë” nga vendet e
BE në vendet jo anëtare të BE, duket se ka një lajm të mirë për 25 mijë të rinj
shqiptarë tëë punësuar në qendrat “Call-Center”. Sipas burimeve të “Telegraf”
nga Italia, thuhet se Shteti Italian ka vendosur të anuloj projekt-ligjin për të
hequr bizneset “Call-Center” nga Shqipëria, duke i lejuar të vazhdojnë
aktivitetin. Mënyra se u trajtua prej ministrave Klosi e Ikonomi dhe motivi
social-ekonomik që u servir tek shteti italian prej tyre, duket se paska
ndikuar në vendim-marrjen italiane. Kujtojmë, që 3 ditë më parë, Qeveria Shqiptare bëri një takim bashkëbisedues me kompanitë “Call
Center” në vendin tonë, duke i kërkuar Shtetit Italian që të rishikonte
vendimin, që përveçse shpëton nga mbyllja 25 mijë vende pune në vendin tonë,
krijon edhe mbështetje e vazhdimësi për bizneset italiane “Call-Center”, të cilët
kanë gjetur në Shqipëri krahë pune aktive, kualitative e të lirë në pagesa. Siç
deklaruan ministrat Klosi e Ikonomi 3 ditë më parë, palët shtet
shqiptar-biznese-punëmarrës që dikutuan në takimin e posaçëm, dolën me një
deklaratë të përbashkët, me platformën për të lobuar pranë Shtetit Italian, që
këto biznese të qëndronin në Shqipëri. Dhe kjo kërkesë u pranua. Burimet e
“Telegraf”, sjellin lajmin e mirë nga Italia, sipas të cilit bizneset
“Call-Center” do të vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri edhe për një periudhë
5-vjeçare, duke iu nënshtruar një monitorimi dypalësh Shqipëri-Itali, për
zbatimin e ligjshmërisë së detyrimeve fiskale dhe të raporteve punëdhënës-punëmarrës!
Kujtojmë, që pala shqiptare i është drejtuar me kërkesë zyrtare Senatit
italian, por edhe zonjës Federica Mogherini e cila është Zëvendëspresidente e
KE-së dhe Komisionere për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë.