Shkurtohet ndihma ekonomike dhe pagesa e papunësisë

515
Sigal

“Rilindja”, lajm për të varfrit në këtë fundviti

 

Në aktin normativ të qeverisë parashikohet transferta për
shpërblimin e pensionistëve, shpërndarja e të cilit do të nisë nga dita e
sotme. Fondi i vënë në dispozicion nga qeveria për shpërblimin e kësaj
kategorie sociale do të jetë 3. 6 miliardë lekë. Por për të realizuar këtë,
është dashur shkurtimi i fondeve në zëra të tjera të buxhetit. Kështu, sipas
aktit normativ të fundit, pagesa e papunësisë është bërë 850 milionë lekë. Në
buxhetin fillestar, shuma për këtë kategori parashikohej në 1 miliard lekë,
ndërsa në aktin e parë normativ të qeverisë, shuma u shkurtua në 900 milionë
lekë. Pra, nga buxheti fillestar, pagesa e papunësisë është ulur me 150 milionë
lekë. Po ashtu, një shkurtim drastik në buxhet është bërë edhe në fondin e
ndihmës ekonomike dhe paaftësisë. Në buxhetin fillestar por dhe në aktin e parë
normativ, parashikohej një fond prej 20.5 miliardë lekë, ndërkohë që në aktin e
fundit normativ parashikohet që shuma për këtë kategori vulnerabël të bëhet
19.1 miliardë lekë, ose afro 1.4 miliardë lekë më pak.