Ja urdhri skandaloz i mbrojtjes, duhej t’i qëndronte 2 metra larg gruas, burri e hodhi nga kati i katërt

482
Sigal

Një muaj para se të gjente vdekjen tragjike nga bashkëshorti i saj duke e hedhur nga kati i katërt, Liljana Rukaj ishte dhunuar sërish.

Në vendimin për urdhrin e mbrojtjes të dhënë nga Gjykata e Fierit dhe që mban datën 25 nëntor 2016 zbulohet se më 4 nëntor 2016 kishte qenë rasti i fundit i dhunës për të cilën 43 vjeçarja kishte kërkuar ndihmë.

“Incidenti i fundit ka qenë më 4 nëntor 2016 në mbrëmje, ku paditësja pasi i ka kërkuar llogari në lidhje me ekonominë e familjes është dhunuar nga i padituri. Në këtë situatë paditësja ka bërë dnoncimin e saj në komisariatin e Fierit duke kërkuar lëshimin e urdhrit të mbrojtjes”

Paditësja i ka kërkuar Gjykatës zbatimin e ligjit pasi ndihet tepër e kërcënuar nga i padituri për jetën e saj e të fëmijëve të saj. Ndërsa pala e paditur Ferdinand Rukaj mohoi një fakt të tillë duke pretenduar se ishte paditësja që e krijonte një gjëndje të tillë në familje”

Në vendimin e datës 11 nëntor 2016 gjykata e Fierit vendosi:

-Të lejohet paditësja Ferdinanda Rukaj të shkojë së bashku me fëmijët e saj në banesën e ndodhur në lagjen “Kryengritja e Fierit”, bashkia Fier

-Urdhërohet i padituri Ferdinad Rukaj të mos i afrohet Liljana Rukakjt përtej një distance prej 2 metrash.

-Kohëzgjatja e urdhti të mbrojtjes fillon nga data e dhënies së vendimit 9 nëntor 2016 dhe do të vazhdojë deri në datën 9 Nëntor 2017

-Më 25 nëntor u mor në shqyrtim faza e dytë e seancës për vërtetimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrotjes.

“Viktima tregon se ajo ndihej e frikësuar si për veten e saj, edhe kryesisht për fëmijët prandaj kërkonte të vazhdonte urdhrin e mbrojtjes”

Edhe në këtë seancë ishte i ngjashëm vendimi: Bashkëshorti nuk duhej ti afrohej gruas për një distancë prej 2 metrash”

Në këtë seancë bashkëshorti kërkonte që të mos jepte pensionin ushqimor për dy fëmijët por kjo u hodh poshtë.

Ministri Manjani deklaroi dje se do të çelte hetim administrativ ndaj gjyqtarit që  ka dhënë vendimin ndërsa i kërkoi prokurorisë së Fierit të përfshijë në hetim edhe procesin e lëshimit të Udhërave të Mbrotjes!

“Do të çel të hënën një proces hetimor Administrativ.Në çdo rast ky hetim do sqarojë edhe përgjegjësitë përkatëse. Ekziston gjithashtu një rrugë tjetër më e shpejtë, hetimi Penal që besoj ka nisur tashmë! Prandaj i kërkoj që sot, Prokurorisë së Fierit të përfshijë në hetim edhe procesin e lëshimit të Udhërave të Mbrotjes! Prokuroria ka mundësinë ligjore të sqarimit dhe të veprimit të shpejtë për çdo person përgjegjës!”