Dorëheqja e Renzi-t, Berisha: Së shpejti Kryeministrin Edi Rama e pret fati i mikut të vet

456
Sigal

sh-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një status në rrejtin social Facebook pas dorëheqjes së kryeministrit italian, Matteo Renzi. Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Renzi e tregoi veten shtetar duke dhënë dorëheqjen si kreu i vendit pas “JO-së” në referendumin për reformën kushtetuese.

Berisha shkruan se të njëjtin fat e pret edhe kryeministrin Edi Rama, por në dallim nga Renzi, “Ramën as humbja nuk e bën të largohet nga kreu i PS-së”.

“Ne Itali fiton thelle JO-ja! Efekti i pare madhor Trump ne bote!
-Mateo Renzi jep doreheqjen por tregoi veten shtetar!
-Italianet votuan kunder qeverise dhe per dinjitetin e tyre!
-Mateo Renzi jep doreheqjen, tregoi veten shtetar. Ne marredheniet me Shqiperine ai mbante qendrim partiak! Rama do jete viktima e radhes! Fati i mikut te vet e pret! Por pas humbjes Rama nuk do largohet nga kreu i PS.
-Mjere socialistet, po mire ua ben, e meritojne! Sb” shkruan Sali Berisha.