Iris Luarasi dërgon në Kuvend projektligjin për krimet seksuale: Të monitorohen dhunuesit

200
Sigal

Pedagogia bëri të ditur se në këtë projekligj do të regjistrohen me emër dhe mbiemër të gjithë abuzuesit seksualë që kanë marrë vendim të formës përfundimtare nga gjykata.
Ditën e sotme pedagogia Iris Luarasi dorëzoi në kryesinë e Kuvendit një projekt-ligj që identifikon në një regjistër online të gjithë personat që kanë kryer krime seksuale.

Iris Luarasi: Në momentin kur Gjykata merr vendim të formës së prerë atëherë ky person duhet të futet në regjistrin kombëtar si autor i dhunës seksuale. Në modelet europiane apo amerikane, të gjitha e kanë këtë regjistër për një njeri që ka vendim të formës së prerë nga Gjykata. Regjistri përcakton detyrimin që të monitorohet nga policia, aktualisht në Tiranë ka 50 njerëz që kanë kryer për krime seksuale dhe ata monitorohen vetëm nga dy efektivë policie, fëmijën duhet të ruhen nga të gjithë, prindërit, mësuesit në shkolla, nga të gjitha institucionet . Ne kemi parashikuar që ky regjistër do të ndodhet në drejtorinë e policisë. Shpresoj shumë që të miratohet, është një iniciativë e paktë në Shqipëri madje edhe e vetmja që ka kaluar pragun e 22 mijë firmave nga qytetarët dhe pragun e certifikimit nga komisioni.