Duka: Kandidimi me PD-në, i papërshtatshëm

552
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve është qartësuar si për votat, ashtu dhe për mandatet, ndonëse nuk përkon me pritshmëritë. Megjithatë, ai falënderoi të gjithë mbështetësit, përkrahësit dhe simpatizantët tanë. “Dua të përcjell gjithashtu falënderimet e mija më të përzemërta strukturave të Partisë Agrare Ambientaliste, jo vetëm për punën e kryer në këtë fushatë elektorale por edhe për angazhimin në ristrukturimin e partisë tonë. Të drejtosh një parti do të thotë të marrësh vendime, nëse ato janë të sakta ose të gabuara përgjegjësinë e vetme e mban kryetari i saj, si i tillë marrë përsipër zgjidhjen për të kandiduar nën siglën e Partisë Demokratike, e cila rezultoi e papërshtatshme”, tha Duka. Sipas tij, edhe pse shumëçka nuk shkoi sipas pritshmërive tona, kauzat për të cilat u luftua këtë vit e gjysmë nuk duhet të shkojnë në harresën e zakontë në Parlamentin e ardhshëm. “Zonat rurale, banorët e tyre, fermerët kanë nevojë për një mbështetje reale dhe efektive, zëri im dhe i Partisë Agrare Ambientaliste do të jenë gjithmonë në mbështetje të kësaj shtrese të vyer të shoqërisë dhe ekonomisë sonë”, u shpreh Duka.
Sigal