Blushi: Përgjegjësia, vetëm e imja

490
Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi, reagoi pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa forca e tij politike mbeti jashtë Kuvendit. “Ne do kemi 20.000 vota në gjithë Shqipërinë dhe asnjë mandat. Dua t’ju falënderoj të gjithëve dhe t’ju them, se përgjegjësia është vetëm e imja dhe merita është e gjitha e juaja. Do bëj gjithçka mundem, që projekti LIBRA të vazhdojë. Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi”, u shpreh Blushi në një mesazh për mbështetësit e tij. Vetëm në qarkun e Tiranës, Ben Blushi mori mbi 9.500 vota, por pa mundur të sigurojë mandatin e deputetit.
Sigal