Ministri Pandeli Majko/ Bëhet me shtëpi të re me vlerë 232 mijë euro, por nuk mundet dot të justifikojë ku i gjeti paratë

192
Sigal

 

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, tashmë është bërë me shtëpi të re me vlerë 232 mijë euro. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Majko është munduar të shfaqësohet lidhur me deklaratën e tij të pasurisë. Ministri Majko ka theksuar se banesa që ka shitur në qendër  të Tiranës, e ka mbuluar vlerën e shtëpisë që ka blerë, duke iu referuar lajmeve të publikuara për blerjen e banesës me vlerë 232 mijë euro. Ministri Majko tregon se qëllimi i kësaj lëvizje ka qenë siguria e familjes së tij dhe jo për të bërë biznes. Mbi 85% e shqiptarëve jetojnë në varfëri dhe në kushte ekstreme jetese, ndërsa ministrat e Ramës dhe gjithë qeveritarët e tij mendojnë si të shtojnë pasuritë e tyre. SPAK-u duhet të hetojë, a mundet ministri Majko, me rrogën si deputet, si ministër, të zotërojë një vilë qindra mijëra euro? Ministri Majko, edhe sikur të mbledhësh rrogën e marrë, sërish vështirë që të justifikohen qindra mijëra euro, me të cilat ka blerë vilën e tij, por në deklaratat vjetore që ka bërë për pasurinë,  nuk ka patur shpenzime familjare, personale, gjatë këtyre viteve? A ka deklaruar teprica të ardhura vjetore, që të justifikohen qindra mijëra euro, me të cilat tashmë ka vilën e tij?