Gjendet i pajetë një 39-vjeçar tek “Medreseja” në Tiranë

222
Sigal

Gjendet pa shenja jete një 39 vjeçar te “Medreseja”.

Policia e Tiranës bën me dije se në një pallat në ndërtim është gjetur pa shenja jete, punëtori shtetasi A.B., 39 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2020, rreth orës 09:18, tek “Medreseja”, në një pallat në ndërtim është gjetur pa shenja jete, punëtori shtetasi A.B., 39 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike .