Ndihen lëkundje tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

344
Sigal

Tërmet me magnitudë 3.4 i shkallës Rihter në qarkun e Shkodrës, sipas ESMC.

Ndërkohë, IGJEUM raporton se lëkundja u ndje në orën 9:37, dhe magnituda sipas institutit të Gjeoshkencave ishte 3.5.

Epiqendra e tërmetit ishte në grykëderdhjen e lumit Buna, me thellësi pesë kilometra.
Banorët e zonës kanë raportuar se e kanë ndjerë lëkundjen, por nuk flitet për dëme.