Zbulohet lokali me lojëra fati, procedohen dy burra

507
Sigal

Policia e Tiranës vijon kontrollet kundër lojërave të fatit. Komisariati Nr 1 ka nisur procedimin penal në gjëndje të lirë për dy burra,  P. P., 51 vjeç dhe M.P. 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit P.P dhe të regjistruar në emër të shtetasit M. P, shtetasi P. P ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit ku gjatë kontrollit u gjetën 4 tableta që shërbenin për të ushtruar veprimtari të lojrave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia tha se kontrollet kundër aktivitettit të paligjshëm të lojrave të fatit,do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës,me qëllim parandalimin,evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundraligjshëm dhe ftoi qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”.