Del nga rruga makina në Lushnjë, plagosen tre persona

278
Sigal

Një makinë ka dalë nga rruga mesditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Sipas policisë, automjeti tip “BMW” që drejtohej nga 19-vjeçarja E.D. ka dalë nga rruga.

Për pasojë është ka mbetur e dëmtuar drejtuesja e automjetit, si dhe dy të tjerë E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia