Kryemadhi u uron mirëseardhjen të rinjve në LSI: Përfaqësoni të ardhmen e vendit!

231
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, u ka dorëzuar kartën e anëtarësimit disa të rinjve në kryeqytet.

Nëpërmjet një mesazhi në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se rinia e Shqipërisë e kupton se cila është partia e të rinjve dhe se ata nuk janë thjeshtë anëtarë të LSI, por përfaqësojnë vendin tonë dhe të ardhmen.

MESAZHI I KRYEMADHIT

MIRËSEVINI!

Pata kënaqësinë t’i dorëzoja kartën e anëtarësimit Biornit, Endrit, Erindit, Anjës, Frenklit, Sinanit, Roselës dhe Klaudios; disave prej të rinjve të Tiranës që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e LSI.

Rinia e Shqipërisë e kupton se cila është partia e të rinjve dhe ne mirëpresim secilin të na bashkohet, për të punuar së bashku që t’ia kthejmë vendin të rinjve tanë. Ata nuk janë thjeshtë anëtarë të LSI, ata përfaqësojnë vendin tonë, të ardhmen tonë.

#ShqipëriaShtëpiaJuaj 🌹
#ShqipëriaShtëpiaetërinjve
#LSI #Bashkohuedheti! 🌹