Ndoka: Basha e ka stil dredhinë. Është peng i marrëveshjeve me Ramën

205
Sigal

Kreu i PDK-së Nard Ndoka, është shprehur se dredhia është në stil të Lulzim Bashës.

Në një intervistë, Ndoka shprehet se Basha është një politikan tinëzar ndërsa ka shtuar ai është peng i marrëveshjes që ka bërë në vitin 2017 me Kryeministrin Edi Rama.

Ndoka thekson se kjo marrëveshje i ka kushtuar shumë PD.

Nard Ndoka: Ne gjithmonë e kemi vërejtur se Basha e ka  dredhinë në stilin e tij. Ai është një politikan tinëzar. Edhe unë kam nënshkruar një marrëveshje  me Bashën të 5 partive të tjera politike. Nuk kishim besim se do nënshkruanim një marrëveshje ballë për ballë  me Lulzim Bashën. ne nuk kemi pasur asnjë lloj besimi te Lulzim Basha si lider. Ne s’kemi pasur besim të Basha, na ka mashtruar disa herë. Gjykoj se Basha është peng i marrëveshjes së fshehtë që ka bërë me Ramën e cila asnjëherë nuk u bë transparente. Pra që me 18 maj të vitit 2017, Basha filloi dredhinë, politike, morale, çështje të karakterit. Është deformuar si lider. E ka kap peng Edi Rama, me formën dhe mënyrën e tij. Kjo i kushtoi shumë PD dhe ishte shkatërrimtare për PD.

Teksa ka komentuar protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme (8 janar) para selisë së PD, Ndoka tha se priste që në konferencën që bëri Basha pak orë më parë të jepte dorëheqjen si kryetar i PD.

Nard Ndoka: Para se të shkonim te dita e nesërme prisja që Basha të jepte një zgjidhje politike. Kur thirri një konferencë, prita që do të jepte dorëheqjen si kryetar i PD. Një lider i përgjegjshëm në këto kriza, nuk duhet të shkojë në seli. Basha rrezikon veten e tij nëse shkon në seli. Një turmë pavarësisht se thirret për një protestë paqësore është e indinjuar, e ofenduar nga Basha.

Shumica e PD ka vendosur që selia e PD t’i kthehet anëtarëve. Basha është i shkarkuar me referendumin e PD.