Mimoza Rexhvelaj: Rinia po ikën. Rilindas mos u bëni “vegla qorre” të fajtorit të kësaj drame

695
Sigal

Rinia po ikën, rinia po emigron, do të doja shumë që ato të rinj socialistë,që po flasin në shesh të qanin hallin e bashkëmoshatarëve tyre.

T’i tregonin Kryeministrit se si trajtohen në fakultete, se si vlersohen… si notën e mirë e merrë djali i prokurores, nipi i ministres, mbesa e drejtorit dhe ato që realisht mësojnë dhe ngelen në vjeshtë.

T’i tregojnë se e nisin 200 studentë vitin akademik dhe gjysma e lën në simestrin e parë se emigrojnë, nuk e përballojnë dot koston e Tiranës dhe tarifat që rriten çdo ditë.

Tregojani se si të gjithë ata që presin të diplomohen kanë një ëndërr, Gjermanin… Mos u mundoni kot të thurni lëvdata të “rrejshme” sepse sytë tuaj flasin më shumë se goja që bëlbëzon…

Jeni e mbeteni krenari e vendit, mos pranoni t’u bini ndesh miqve tuaj dhe vuajtjeve që ndani çdo ditë me ta. Mos pranoni të bëheni “vegla qorre” të një njeriu që është përgjegjës për dështimin e të gjitha reformave dhe marrjen peng të fatit tuaj.