Zbulohet mashtrimi i Sokol Dervishit

647
Sigal

E vërteta e shitjes së HEC-ve 

“Nëse do t’i referohemi hidrocentralit Kodova 1 dhe Kodova 2, i privatizuar për vlerën prej 56,08 milionë euro, fuqia e instaluar 59.5 megavat orë, vlera mesatare e privatizimit për megavatorë 943 mijë euro”, tha Dervishaj, në një prononcim të datës 16 janar. Në fakt zëvendësministri i referohet hidrocentralit të Kovadës, ndonëse e shqipton gabimisht Kodova. Ky hidrocentral ishte pjesë e një liste me 50 HEC-e që Qeveria turke privatizoi në vitin 2010. Në të njëjtën listë ka edhe hidrocentrale, të cilët janë shitur me 52.7 milionë dollarë për megavat të instaluar, siç dëshmon një artikull i prestigjiozes “The Economist”.  Sipas të dhënave të autoritetit turk të privatizimeve, në total fuqia e instaluar e 50 HEC-eve ishte 134 mega dhe çmimi mesatar që Qeveria turke arkëtoi nga to ishte 2.8 milionë euro për mega. Shifra është 2 herë më e lartë nga çmimi me të cilin Qeveria shqiptare po ia shet katër hidrocentralet kompanisë ‘Kurum’, e cila për koincidencë vjen pikërisht nga Turqia. Madje nëse nga çmimi i shitjes së Ulzës dhe dy Bistricave do të zbriteshin dhe 23 milionë euro kredi, që janë marrë për rehabilitimin e tyre, por që qeveria ja ngarkoi KESH-it për shlyer diferenca shkon ne 2.4 herë. Por këto nuk janë argumentet e vetme që rrëzojnë pretendimet e Ministrisë së Ekonomisë. Krahasimi vetëm me çmimin e arkëtuar është i paplotë, nëse nuk merr parasysh edhe tarifat me të cilat hidrocentralet private ja shesin energjinë qeverisë. Përgjithësisht të gjitha Qeveritë zbatojnë politika nxitëse për energjinë e rinovueshme duke e blerë atë me çmime preferenciale. Këto çmime ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin. Në Turqi, qeveria turke ja blen energjinë hidrocentraleve private me 5.5 cent të euros për kilovat, që e konvertuar në lekë do të thotë 7.7 lekë për kilovat. Qeveria shqiptare i paguan privatët 18 për qind më shumë, pasi e blen energjinë e tyre me 9.2 lekë për kilovat. E thënë ndryshe, ‘Kurum’ i bleu hidrocentralet në Shqipëri 2 herë më lirë se sa çmimi në vendin e saj të origjinës dhe ka garancinë që ta shesë energjinë që do prodhojë nga to rreth 18 për qind më shtrenjtë se në Turqi. Krahasimet e zëvendësministrit, më shumë se justifikime për Qeverinë konfirmojnë të kundërtën, atë që privatizimi i katër hidrocentraleve ishte biznes me fitim për privatin, por me humbje për Qeverinë dhe qytetarët.

Jepet në fshehtësi të plotë Rafineria e Naftës në Cërrik nga METE

Është dhënë në fshehtësi të plotë me koncesion Rafineria e naftës në Cërrik nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto. Është përcaktuar autoriteti kontraktues për dhënien me koncesion të naftës Cërrik. Kjo rafineri nafte është dhënë në fshehtësi një kompanie që nuk dihet asgjë për aktivitetin e saj. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion, të formës “ROT” (Rehabilitim, Operim dhe Transferim), të Rafinerisë së Naftës Cërrik është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Miratimin e bonusit prej 3 (tre) pikëve për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën përzgjedhëse konkurruese (propozim i pakërkuar) për dhënien me koncesion të Rafinerisë së Naftës Cërrik, që i jepet konsorciumit të shoqërive “DAST”, sh.a., Durrës, “DELTA”, sh.a., Durrës dhe “STNPM”, sh.p.k., Tiranë.