Meta në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë: Vëmendja ime ndaj moshës së tretë do jetë e përhershme

557
Presidenti Ilir Meta paraditen e djeshme është gjendur mes moshës së tretë në shtëpinë e tyre në qytetin e Kavajës. Ishte një takim për të cilin Presidenti u shpreh, se ishte shumë i kënaqur. Gjithçka ka kaluar mes bisedave dhe muzikës. Gjatë takimit me të moshuarit, Meta ka uruar për vitin 2018, “Më shumë dashuri e solidaritet për moshën e tretë!”. “Një shoqëri është e shëndetshme kur asnjë nuk ndihet i vetmuar. Më shumë përkujdesje për moshën e tretë”, është shprehur Presidenti Ilir Meta. Ai deklaroi se , “vëmendja ime ndaj moshës së tretë do jetë e përhershme”. “Përkujdesja ndaj moshës së tretë detyrim i gjithë shoqërisë. Festat e fundvitit, ditë reflektimi dhe solidariteti për njerëzit në nevojë”, deklaroi Presidenti Ilir Meta gjatë takimit me të moshuarit në Kavajë.
Sigal