Presidenti Meta uron Joe Biden pas prezantimit zyrtar si President i ri i SHBA-së

230
Sigal

Presidenti Ilir Meta, ka uruar Presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden Zëvendëspresidenten e re, Kamila Harris pas prezantimit zyrtar të tyre në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale.”, – shprehet Meta në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë :

Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.

Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.

Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale.