Rei Manaj drejt rikthimit në Serie A, ja klubet që e kërkojnë

220
Sigal

Rei Manaj duket shumë pranë rikthimit në Itali. Për sulmuesin lushnjar, i cili është pjesë e Barcelonës B në ligën e tretë në Spanjë, së fundmi kanë shprehur interes 2 klube italiane.

Bëhet fjalë për Krotonen që militon në Serinë A dhe Peskara që bën pjesë në Serinë B. Lajmi bëhet publik nga eksperti i merkatos Xhanluka Di Marcio.

Pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja për sa i përket të ardhmes së Manajt. Kujtojmë që shqiptari në të kaluarën ka qenë pjesë e Kremonezes, Interit, Peskarës dhe Pisës në Itali. Një rikthim në Serinë A do të ishte ideal për  23-vjeçarin, i cili kërkon të shpalosë aftësitë e tij.