Civici: Vala e emigracionit, goditje e rëndë ndaj ekonomisë, shkak pagat e ulta dhe punësimi

227
Sigal

Pedagogu dhe ekonomisti Ardian Civici,  u shpreh se fiskalizim është një proces i rëndësishëm në luftën kundër informalitetit.

Civici tha se ky proces ndihmon në eliminimin e bizneseve që punojnë në mënyrë informale dhe bën që qeveria të jetë në dijeni për gjithë qarkullimin e parave.

Civici: Fiskalizim është një proces i rëndësishëm në luftën kundër informalitetit. Do të thotë të vendosësh një sistem dhe kontakte përmes transmetimit të të dhënave dixhitale, mes bizneseve dhe institucioneve tatimore. Kjo ndihmon në eliminimin e bizneseve që punojnë në mënyrë informale dhe bën që qeveria të jetë në dijeni për gjithë qarkullimin e parave në vendin tonë. Kjo nuk është vetëm një çështje e teknologjisë, por edhe e vullnetit të qeverisë dhe bizneseve për të qenë formale dhe transparente.

Ndërkohë ne kemi vite që përballemi me përmbytje në këto zona të vendit dhe kërkohen masa të nevojshme dhe menaxhime që të ketë procese kullimi dhe largim të ujit. Sigurisht që kemi fenomene natyrore, por duhen marrë masa për të ndihmuar ata që janë prekur. Ne kemi një kohë të gjatë që jem nën mëshirën e forcave të natyrës dhe tashmë duhet të bëhet ç’është e mundur që të frenohet ky fenomen.

Civici u theksoi se largimi i krahut të punës dhe nga vala e emigracionit është një ndër goditjet më të rëndë që merr ekonomia jonë dhe shoqëria shqiptare

Civici: Largimi i krahut të punës dhe nga vala e emigracionit është një ndër goditjet më të rëndë që merr ekonomia jonë dhe shoqëria shqiptare. Një nga arsyet e largimit është niveli i pagave, ai i zhvillimit ekonomik dhe punësimi, sidomos ai sa i takon të rinjve. Kur fuqia punëtore e cila ka harxhuar muaj dhe vite për t’u shkolluar është një mungesë shumë e madhe si fuqi punëtore, por edhe në rrafshin e profesioneve. Kjo gjë ndikon në investimet dhe në zgjerimin e ekonomisë së vendit. Me këto shifra të larta largimesh, ekonomia është më e prekura më rëndë nga të gjithë sektorët.